Të gjithë kemi nepset tona: Një tas i madh me akullore me çokollatë pas një dite të gjatë dhe stresuese. Një coca-cola me disa copa pice të premten në mbrëmje. Një hamburger dhe patate të skuqura.
Çfarë të bën dëm? Në fakt ka disa ushqime që vetë nutricionistët nuk i konsumojnë kurrë, ose i shmangin sa të munden.
Biftek
Na vjen keq, adhurues të mishit të kuq.
Mishi i kuq dhe mishi i përpunuar rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe polipeve të zorrës së trashë. Rreziku i kancerit të zorrës së trashë është më i lartë tek ata që konsumojnë më shumë se 100 gramë në ditë.
Hot dog dhe mish të tjerë të përpunuar
Ka pak njerëz që e kanë të lehtë të refuzojnë disa copa proshutë aromatik ose një hot-dog.
Peshk ose pulë e skuqur shumë
Studimet kanë treguar se vaji i skuqjes mund të modifikojë negativisht mikrobiomën e zorrëve, duke çuar në përkeqësimin e arteriosklerozës (akumulimin e yndyrës dhe substancave të tjera në muret e arterieve). Në afatgjatë, ky grumbullim mund të çojë në pasoja si goditje në zemër dhe goditje në tru.
Pijet me gaz
Nëse jeni një konsumator i rregullt i pijeve të gazuara, mund të jetë koha për ta hequr atë zakon. Këto pije lidhen me sëmundjet kronike, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Bukë e bardhë
Edhe kjo e fundit shmanget nga ata që hanë shëndetshëm.