Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Të ftuar ‘VIP’ dhe surprizat, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit, rikthimi në ekran i moderatores pas 1 viti
Ballina

Të ftuar ‘VIP’ dhe surprizat, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit, rikthimi në ekran i moderatores pas 1 viti

3. November 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ashtu edhe si kishte lajmëruar, Arbana Osmani do të rikthehet për publikun si moderatore. Ndonëse në intervistat e saj, apo në rrjetet sociale, ajo nuk ka pranuar të ndajë shumë detaje, duket se puna ka nisur.

Vetëm pak ditë më parë Arbana dhe Olta Gixhari kanë postuar foto së bashku gjatë kësaj kohe, ku aktorja ka shkuar në xhirimet e Arbanës, ndërsa në një postim në Instastory shkruan: “S’po them gjë”, duke e ruajtur deri në fund elementin surprizë të projektit të ri. Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit nisën të aludojnë se Olta do të jetë pjesë e projektit të ri të Arbanës, ndërsa asnjëra nuk ka konfirmuar ende asgjë, duke e shtuar edhe më shumë suspancën. Deri më tani, gjithçka që dihet është fakti se në këtë rikthim, Arbana do të ketë një format që ka edhe pak reality brenda.

Ndonëse ky është viti i dytë që prezantuesja nuk është më në moderimin e “Big Brother”, Arbana ka vendosur që në formatin e ri që po sjellë të ketë brenda edhe pak ‘Big Brother’, natyrisht duke sjellë një tjetër formulë, ndryshe nga ajo që më herët moderonte. Veç Olta Gixharit, duket se të ftuarit e famshëm të saj nuk do të mungojnë, edhe në episode të tjera, duke gërshetuar kështu historitë njerëzore me emrat e famshëm të showbizzit.

Mesa duket formati i ri i Arbanës, nuk do të ketë vetë kaq, por shumë muzikë dhe shumë emocione të forta për të përcjellë. Deri më tani, artistë të ndryshëm janë parë pranë saj, si për të përforcuar idenë, se ata do të jenë pjesë e formatit të ri që pritet të dalë në transmetim. Kujtojmë se në një intervistë të fundit në ‘Oxygen’ me Besim Dinën, Arbana foli lidhur me rikthimin e saj, e duket se koha e pritjes nuk do të jetë më shumë e gjatë.

Moderatorja Arbana Osmani ka folur për planet e saj të ardhshme në televizion, pas më shumë se një viti shkëputje nga ekrani. Moderatorja, në një intervistë për emisionin ‘Oxygen’, është shprehur se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë përpara, që do të përfshijë gjithçka që ka bërë përpara.

“Po përpiqem të bëj diçka që nuk kam bërë përpara, me gjithçka që kam bërë përpara. Pra, pak ‘Big ‘Brother, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001’ pse, pak muzikë, pak festival. Unë kam pasur fatin të bëj shumëllojshmëri programesh dhe të gjitha kanë nga pak unë, pak Arbana. Unë jam emocionale, e bëj me pasion. Asgjë nuk e bëj për kot. Dua të kënaqem”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse bëhet fjalë për hapjen e një podcasti, Arbana e mohoi duke thënë ‘jo’. Arbana ka pasur një karrierë të pasur me projekte të ndryshme, dhe ajo ndan se çdo program që ka bërë ka reflektuar pjesë të personalitetit të saj.

“Kam pasur fatin të drejtoj programe të ndryshme dhe të gjitha përmbajnë pak nga unë. Jam një person emocional, e bëj gjithçka me shumë pasion dhe përkushtim. Asgjë nuk e bëj kot; dua që gjithmonë të kënaqem në atë që bëj”, shtoi ajo.

Pas përfundimit të sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja vendosi të bëjë një pauzë nga televizioni dhe iu përkushtua biznesit, duke hapur një rrjet restorantesh që tashmë operon në disa pika në Shqipëri dhe Kosovë. Me rikthimin e saj në ekran, fansat e saj presin me padurim të shohin se çfarë risie do të sjellë Arbana këtë herë.

Arbana Osmani
Share. Facebook
Previous ArticleShifër ‘marramendëse’, ja sa para pagoi Stresi për t’u liruar
Next Article Vetëm dy për qind njerëzve mund ta zgjidhin këtë problem matematikor

Related Posts

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.