Reperja e njohur, Tayna, ka treguar së fundmi se fytyrat publike në Shqipëri e kanë përkrahur në momentet e saj të vështira.
Këtë e ka treguar artistja në një postim në “Threads”.
“Biles meqë ra fjala, fytyrat publike në Shqipëri më kanë përkrahur më së shumti në momente të vështira mua si artiste shqiptare e Kosovës”, ka shkruar Tayna.
Ndryshe, “Folëm pak” është kënga e saj e fundit e publikuar dhe e cila po pëlqehet mjaft shumë nga audienca.