Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik Tayna, i ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me menaxherin e saj, Rinor Hykollin.
Ndarja e Taynës me menaxherin e saj ka ndodhur para rreth një jave, raporton Paparaci bazuar në burime të afërta me këngëtaren.
Arsyeja e ndarjes dyshohet se është një nënshkrim fals që Hykolli e vënë me kompaninë Sony për menaxhimin e kontratës, raporton Paparaci.
26-vjeçarja menaxhohej nga Hykolli që nga viti 2016.
Tayna është këngëtare e muzikës ‘R&B’ dhe hip-hop.