Stanaj ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip.
Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.
LEXO EDHE: Arbenita dhe Fero tregojnë edhe një herë se janë të pandarë
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Dhe Tayna nuk ka ngurruar të shprehë mbështetjen e saj ndaj këngëtarit. Ajo ka ndarë ditën e djeshme këngën e tij në Instastory duke treguar kështu suportin e saj.
Por nëse menduat se reperja thjesht po mbështet një artist shqiptar të suksesshëm në SHBA, e keni patur gabim. Duket se ata njihen me njëri-tjetrin ndonëse nuk dihej më herë rreth miqësisë së tyre.
Stanaj ka rishpërndarë storyn në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Ti je më e mira.”
Nuk e dimë nëse vlerësimet dhe miqësia e tyre janë aq të mëdha sa të vijnë me një bashkëpunim, por nëse ndodh do ishte hata fare.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)