Takimi ka filluar nga ora 14:00.
Burime kanë konfirmuar se Mustafa jep ultimatumin ndaj Kurtit për heqjen e taksës.
Nga LDK janë dhënë qëndrime edhe më herët në lidhje me taksën, duke u shprehur pro heqjes së saj.Ndërsa, presioni nga SHBA u rrit për heqje të tarifës 100 për qind, Mustafa ashtu si edhe zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, nga LDK, janë deklaruar me ngulm se ajo duhet të hiqet.“Ky nuk ishte vendim. Vendimet e qeverisë nuk merren në konferenca shtypi. Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim për të cilin nuk dakordohen partnerët qeverisës”, kishte thënë zëvendëskryeministri Hoti, duke vazhduar me kërcënim ndaj Kurtit se do të dalin nga koalicioni nëse nuk hiqet tarifa ashtu siç kanë kërkuar zyrtarët e SHBA-së.
Për këtë, së fundi u mbajt edhe një takim mes anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit e ambasadorit amerikan, Richard Grenell.Zyrtari i LDK-së, mes tjerash ka thënë se e ka siguruar Grenellin se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme, teksa kishte shprehur qëndrimin kundër mbajtjes së taksës.
“LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump”, tha ai./Blic/