Rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcelljen e të Burgosurve të Burgut të Sigurisë së Lartë, ku po bartej i burgosurit Darko Tasiq.
Në një njoftim për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës u tha se stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim.
Kurse vetura e NjPB-së ka pësuar disa dëmtime.