Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të sulmit fizik që ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një roje-pylli.
Policia ka njoftuar edhe se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR”
Topillë, Ferizaj / 09.12.2024-13:31. Viktima mashkull kosovar–roje pylli, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në detyrën zyrtare ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në pyll duke prerë dru dhe pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore’’, thuhet në njoftimin e policisë.