Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të Suharekës, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zyrtar në Policinë Rajonale të Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve lokale në rrugën Prizren-Suharekë. Në hyrje të Suharekës. Tre persona janë dërguar në emergjencë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit. Aksidenti është me dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri/
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2020/01/83143417_2550711688545814_5048968054856220672_n-151x300-1.jpg)