Përhapja e virusit Covid-19, ka bërë që shumë shtetas të Kosovës të mbesin në vende të ndryshme të botës, si pasojë e ndalesë së qarkullimit tokësorë dhe ajror. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Suedi, e ku së fundmi ambasadorja e Kosovës në këtë shtete u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që janë atje, që të aplikojnë për viza të qëndrimit.
Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi ka njoftuar qytetarët që kushdo që e ka vizën afër skadimit, të aplikojë për vazhdimin e tyre, derisa qeveria e Kosovës të marrë vendim për kthim në vend.
“Kemi shumë thirrje telefonike dhe emaile nga ju ku na kërkohet këshillë për vazhdimin e vizave në Suedi. Derisa jemi në pritje të një vendimi për kthimin tuaj në Kosovë, ju lutemi që ju që i keni vizat tuaja afër skadimit, të aplikoni për vazhdimin e tyre. Kemi kontaktuar Autoritetin e Migracionit Suedez – Migrationsverket, dhe sipas udhëzimeve që kemi pranuar nga ta, ju mund të aplikoni për lejeqëndrimin tuaj përmes faqes së tyre të internet”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”./zeri/