Covid-19 mund t’i dëmtojë disa prej qelizave kryesore të imunitetit, ka zbuluar studimi i ri. COVID-19 duket se ka fuqi të dëmtojë funksionimin e disa qelizave të rëndësishme të sistemit imunitar, e cila gjë bënë që trupi të mos luftojë infeksionet e ndryshme, thonë studiuesit në Hong Kong.
Ekipi në Universitetin e Hong Kongut (HKU) tha se gjetjet e tyre tregojnë se rritja e imunitetit me barna të caktuara mund të ndihmojë pacientët të shërohen më mirë. Është një qasje që tashmë po testohet në disa grupe të vullnetarëve.
LEXO EDHE:
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Kujdes! Këto janë efektet anësore të antibiotikëve
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Studiuesit shikuan gjakun e 41 pacientëve të trajtuar më herët për koronavirus në Hong Kong dhe krahasuan funksionin e tyre imunitar me atë të vullnetarëve të shëndetshëm.
Qelizat e sistemit imunitar të njohura si qeliza dendritike, së bashku me qelizat T dhe qelizat vrasëse natyrale te pacientët me COVID-19 shihet se janë dëmtuar seriozisht. Të gjitha këto qeliza janë pjesë e përgjigjes së trupit ndaj një infeksioni.
Ndryshe, një nga ilaçet e testuar ishte interferoni beta-1b. Fillimisht u zhvillua si një trajtim për sklerozën e shumëfishtë, por për shkak se ajo synon sistemin imunitar të trupit, po testohet gjithashtu te pacientët me koronavirus.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)