Studentët kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenjë përkujtimi për 15 viktimat e Novi Sadit.
Ky akt përsëritet çdo ditë nëpër Serbi në orën 11:52 – kohën e saktë kur është rrëzuar streha prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Ndryshe, të shtunën do të protestohet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.