Reperi i njohur, Stresi, nuk ka pasur dalje të shumta publike këtë verë.
Pas incidentit që ndodhi në një diskotekë në Pejë, Stresi u arratis, ndërkaq miku i tij, Noizy, u arrestua.
Por, edhe nga arratia, Stresi ka qenë mjaft aktiv.
Ai ka postuar kohë pas kohe fotografi e video në “Instagram Story” nga lokacione sekrete, teksa sot ka shfrytëzuar profilin e tij për t’iu drejtuar Zotit.
“Sa ta kem bosin lart, ça du tjetër” ka shkruar Stresi në fotografinë që i ka bashkangjitur disa “emoji” me duart duke u lutur.