Vëzhguesit dhe fotografët me përvojë të aurorave u hutuan kur një “spirale misterioze” e madhe u shfaq në qiell gjatë fundjavës nga drita e zakonshme jeshile e zbehtë në Alaskë, shkruan Ap.
Todd Salat ka fotografuar dritat për vite dhe madje ka fituar pseudonimin “Gjuetari i Aurorave”, por dy orë pas mesnate pa për herë të parë një “rreth të ndritshëm në qiell”.
Ai fotografoi një formë të pazakontë që dukej të ishte një galaktikë spirale e madhe e mjegullt dhe e ndritshme, që rri pezull pak mbi mal në mes të një aurore të gjelbër. Dhe nuk ishte i vetmi.
Kilometra larg në Alaskën veriperëndimore, Elizabeth Withnall vuri re një skenë të ngjashme.
Fotografitë e saj tregojnë të njëjtën formë masive në kontrast të fortë kundër qiellit të natës.
Withnall kishte shpresuar se spiralja misterioze do të çonte në shfaqjen e një anije kozmike dhe alienëve, por kjo skenë nuk është e lidhur me të. Don Hampton i Institutit Gjeofizik në Universitetin e Alaskës e ka parë këtë skenë disa herë pasi karburanti i një rakete është shkarkuar.
“Kur e bëjnë atë në lartësi të mëdha, karburanti kthehet në akull dhe nëse ekspozohet ndaj diellit kur jeni në errësirë në Tokë, atëherë mund ta shihni si një lloj reje të madhe, ndonjëherë në formën e një vorbull. Nuk është një galaktikë, është vetëm avulli i ujit që reflekton dritën e diellit”, ka thënë Hampton për AP.
Pamja e pazakontë është në fakt rezultat i lëshimit të një rakete SpaceX nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg, e cila ndodhi disa orë më parë para shfaqjes së “spirales misterioze”. Bëhet fjalë për një raketë Falcon 9 që barti më shumë se 50 satelitë në orbitë.
Shkarkimi i karburantit u vëzhgua nga Alaska dhe prodhoi një formë spirale.