Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

14. Juni 2025

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

14. Juni 2025

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

14. Juni 2025

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

14. Juni 2025

Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

14. Juni 2025

Rrokaqielli në Dubai përfshihet nga flakët, evakuohen 4 mijë banorë evakuohen

14. Juni 2025

Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2

14. Juni 2025

Gjesti ndez Nju Jorkun me një surprizë virale, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë

14. Juni 2025

“Teherani do të digjet”, kërcënimi i fortë i ministrit izraelit të Mbrojtjes pas sulmeve iraniane

14. Juni 2025

Horoskopi për sot

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Spanjë: Protesta në ishujt Kanare kundër turizmit masiv
Botë

Spanjë: Protesta në ishujt Kanare kundër turizmit masiv

7. Mai 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements
Shumë vendas në ishujt Kanare thonë, se nuk përfitojnë nga turizmi: Mundësitë për banim me qira të përballueshme po kufizohen për shkak të tjetërsimit të objekteve në favor të turizmit dhe pagat mesatare mbeten të ulëta.

Kur gazetari Toni Ferrera udhëtoi kohët e fundit rreth Gran Canaria, gazetari u njoh me Juan, një burrë 53-vjeçar që jeton në një kasolle të improvizuar prej llamarine, sepse nuk mund të përballojë një apartament në ishull. Ai punon si shpëtimtar pishine në një kompleks hotelesh, por fiton vetëm 1000 euro (1070 dollarë) në muaj. “Historia e tij simbolizon atë që po ndodh në ishujt Kanare”, tha Ferrera për DW, e cila prej vitesh mbulon çështjet rajonale. Ferrera thekson, se edhe pse “turizmi krijon shumë vende pune”, shtrohet pyetja, se çfarë vende pune janë ato, nëse nuk paguajnë aq sa duhet për të marrë me qira një apartament?

Shumë njerëz që jetojnë dhe punojnë në ishujt Kanare janë kritikë për llojin e turizmit që është zhvilluar në rajon. Kjo u bë shumë e qartë kur një javë më parë rreth 60,000 njerëz dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Sektorë të mëdhenj të shoqërisë janë të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, tha Jose Miguel Martin, i cili drejton fondacionin Fundacion Canaria Tamaimos, që bashkëorganizoi protestën. Zhvillimet kanë qenë veçanërisht dramatike që nga fundi i pandemisë. Në vitin 2023, më shumë se 16 milionë turistë erdhën në ishujt Kanare, numri më i madh që ka vizituar ndonjëherë rajonin. Dhe deri tani, të dhënat e vitit 2024 sugjerojnë se ky vit mund ta thyejë atë rekord përsëri.

Pak banorë të ishullit përfitojnë nga bumi i turizmit

Industria turistike është një “biznes i madh”, tha Miguel Martin për DW. Vitin e kaluar, pushuesit shpenzuan më shumë se 20 miliardë euro në ishujt Kanare. Turizmi përbën pothuajse 40% të prodhimit të përgjithshëm ekonomik në rajon. Por asgjë nga pasuria e krijuar këtu nuk u sjell dobi banorëve të ishullit, pohoi Martin. Banorët e ishullit, shtoi ai, mbetën me “mbeturinat dhe pasoja e tjera negative” të tregtisë turistike.

Sistemi shëndetësor i ishujve Kanare, shtoi Miguel Martin, ishte nën stërmundim dhe rrugët e mbipopulluara. Ndërsa turizmi po lulëzon, shumica e banorëve të ishullit mund të gjejnë punë me kualifikim të ulët vetëm duke punuar në hotele dhe apartamente pushimi. Pagat mesatare mujore janë disa nga më të ulëtat në të gjithë Spanjën dhe papunësia është e lartë. Një në tre banorë të ishullit rrezikon të bjerë në varfëri, sipas sindikatës Comisones Obreras.

Mungesa e banesave të përballueshme është një nga problemet më urgjente të rajonit. Ajo është përkeqësuar nga rritja e pakontrolluar e qirave të pushimeve në Ishujt Kanare në vitet e fundit. Për më tepër, rreth një e treta e të gjitha shtëpive të Ishujve Kanarie janë në pronësi të të huajve dhe përdoren si shtëpi pushimi, sipas Victor Martin, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në organizimin e protestës së fundjavës së kaluar. Çmimet mesatare të qirave të shtëpive janë dyfishuar midis 2014 dhe 2024.

Demonstratat e fundit nuk janë kundër turizmit në vetvete, tha Victor Martin. “Ne jemi të vetëdijshëm se turizmi nuk do të bëhet papritmas i parëndësishëm në Ishujt Kanare.” Por, shtoi ai, tregtia turistike duhet të ndryshojë.

Muajt e fundit, puna e ndërtimit në dy projekte të turizmit në shkallë të gjerë në Tenerife rifilloi pasi përpjekja u ndal për vite me radhë. Madje, gjashtë aktivistë kishin hyrë në grevë urie për t’i dhënë fund projektit. Por përpjekjet e tyre ishin të kota. Shumë protestues nuk duan të shohin që industria e turizmit të ishujve Kanare të rritet më shumë. Aktivistë si Victor Martin duan që të gjitha projektet e ndërtimit të ndalen për të analizuar saktësisht se sa turizëm mund të përballojë rajoni. Për të, është e qartë se sektori duhet të tkurret.

Më pak është më me vlerë

Shoqata e Hotelierëve të ishujve Kanare Ashotel pajtohet, se industria e turizmit nuk mund të vazhdojë të rritet. Drejtori menaxhues i Ashotel, Juan Pablo Gonzalez tha se nuk mund të presim rekorde të reja vizitorësh vit pas viti. “Kjo bie ndesh me interesat e industrisë dhe të banorëve të ishujve,” tha Gonzalez.

Ai shtoi se industria duhet të synojë të përmirësojë cilësinë e ofertave turistike për të tërhequr më pak vizitorë, por më të pasur. Gonzalez tha gjithashtu, se politikanët vendas duhet të sigurojnë që vendasit të përfitojnë më shumë nga tregtia turistike se më parë. Në fund të fundit, tha Gonzalez, industria gjeneron rreth 3.4 miliardë euro (3.6 miliardë dollarë) të ardhura tatimore çdo vit. “Çështja është nëse këto para po përdoren me efikasitet për të përmirësuar jetën e njerëzve.”

Presidenti i qeverisë rajonale të ishujve Kanare Fernando Clavijo thotë, se e kupton zemërimin e protestuesve. Ai u tha mediave se “nuk mund të vazhdojmë si më parë dhe është e rëndësishme që të ndryshojmë drejtim”, megjithëse nuk bëri asnjë premtim konkret. Megjithatë, parlamenti i ishujve Kanare votoi kundër shumë prej kërkesave kryesore të protestuesve, duke përfshirë thirrjen e tyre për të vendosur një taksë turistike, pasi pushuesit e tjerë në Ishujt Baleare të Spanjës dhe rajonin e Katalonjës po paguajnë tashmë.

Kjo është arsyeja pse ka të ngjarë që banorët e ishullit të vazhdojnë të dalin në rrugë. Gazetari vendas Toni Ferrera nuk mendon se lëvizja e protestës do të tërhiqet së shpejti. Demonstrata e 20 prillit ishte vetëm fillimi”.

Spanje
Share. Facebook
Previous ArticleKristal – Kualiteti gjerman në prodhimin e dyerve dhe dritareve!
Next Article Martesë apo karrierë? Çfarë zgjidhni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Related Posts

Rrokaqielli në Dubai përfshihet nga flakët, evakuohen 4 mijë banorë evakuohen

14. Juni 2025

“Teherani do të digjet”, kërcënimi i fortë i ministrit izraelit të Mbrojtjes pas sulmeve iraniane

14. Juni 2025

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 25-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

Read More

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

Read More

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

Read More

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.