Kombëtarja e Spanjës në kategorinë e femrave e ka shkruar historinë duke e fituar për herë të parë Kampionatin Botëror për Femra.
Spanja e mposhti kombëtaren e Anglisë me rezultat minimal prej 1-0, njofton Klankosova.tv.
Golin e vetëm në takim e shënoi Carmona Garcia në minutën e 29-të të takimit, me Anglinë e cila nuk mundi ta barazonte rezultatin.
Spanja e pati edhe një mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por nga pika e bardhë nuk u tregua e saktë Hermoso, e cila e humbi penalltinë në minutën e 70-të të takimit.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Kujtojmë se pas Anglisë e cila u rendit e dyta në botë, kombëtarja e tretë është Suedia e Kosovare Asllanit.