Një yll i platformës OnlyFans, e njohur ndryshe edhe si sozia e Kim Kardashianit ka vdekur nga një atak masiv në zemër disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik.
Christina Ashten Gourkani, një modele amerikane 34-vjeçare, vdiq në spital të enjten e kaluar ndërsa po shërohej nga operacioni, shkruan DailyMail.
Familja e saj zemërthyer ka hapur një llogari në GoFundMe për të mbledhur fonde për funeralin e saj, i cili është planifikuar të organizohet javën e ardhshme.
Faqja përfshin një deklaratë të gjatë që shpreh tronditjen dhe ankthin e familjes, si dhe një përshkrim të shkurtër të momenteve që çuan në vdekjen e Christinas.