KQZ sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
LEXO EDHE: Ky është polici që dyshohet se bëri vetëvr asje para policisë
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.