Sot do të varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në Dragodan, me Namazin e Ikindisë, njofton Klankosova.tv.
Pos të vrarit, i plagosur ka mbetur Miftar Miftari rreth 40-vjeç i cili është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile.
Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar deri më tani lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.