Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin do të publikohet analiza e titulluar `Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave`.
“Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit.
“Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë”, njofton Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).
Në këtë konferencë do të flasin: Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.