Sot do të mbahen dy protesta në Prishtinë.
Me fillim nga ora 10:00, Shoqata Sindikale e Pastrimit do të protestojë përpara objektit të Komunës së Prishtinës.
Protesta do të mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentiimit.
“I ftojmë të gjithë të punësuarit pranë KRM “Pastrimi” me njësi që të na bashkohen, që të jemi zëri juaj në mbrojtjen e kompanisë nga e keqja që po i kanoset. Situata në të cilën gjendet kompania lë për të dëshiruar…”, thuhet në njoftimin e KRM-së.