Sot më 11 gusht përfundojnë Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Sportistët zhvilluan gara interesante duke dhënë emocione si brenda impianteve sportive ashtu edhe jashtë tyre.
Secili vend veç e veç synoj të marrë sa më shumë medalje, për t’u renditur sa më lart.
Deri më tani më së shumti të arta i ka ‘rrëmbyer’ Kina, gjithsejt 39. kurse e dyta renditet ShBA-ja e cila i ka fituar 38, por që me numrin e përgjithshëm ka më së shumti gjithsejt 122.
Pa medalje nuk ngeli Kosova, e cila në ‘speclalistetin e saj’ xhudon arriti t’i sigurojë dy medalje.
Ishin xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ato që ia sollën shtetin tonë ia sollën të argjendtën përkatësisht medaljen e bronztë.
Në renditje e përgjithshme, Kosova është e 73-ta.
Historike kjo olimpiadë ishte edhe për Shqipërinë, duke e marrë medalje e parë në LO.
Ishte mundësi çeçen që ia mundësoi shtetit shqiptar një sukses të tillë.
Chermen Valiev ia doli të mposhtte Viktor Rassadinin e Taxhikistanit për medaljen e bronztë në garën e stilit të lirë për peshën deri në 74 kg në Lojërat Olimpike Paris 2024, me rezultat 6-2.