Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe intervale me diell,.
Sipas ‘Mendimi për Motin’, shtrirja e fushave të presionit më të rritur mbi rajon, pritet të shpërndajë vranësirat mbi vend, së pari nga Dukagjini e më pas edhe në pjesë tjera.
Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 4C, ndërsa ato maksimale paksa më të ulëta, shkojnë deri në 8C e 10C.
Do të fryjë erë e ftohtë veriore, mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s.