Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperatura më e ulët do të shënohet në Dragash, ndërkaq ajo më e larta në Prizren dhe Gjakovë.