Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat do të vazhdojnë të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.
Sipas MeteoKosova, trajektorja e stuhive parashihet të jetë thuajse e ngjashme me atë të sotit.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.