Oda e Profesionistëve Shëndetësorë do të ndezë sonte qirinj për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Përmes një komunikate, Oda e Profesionistëve Shëndetësorë ka bërë thirrje që në orën 21:00 qytetarët të bashkohen në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, si dhe të shërbejë si mbështetje për profesionistët shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër COVID-19.
Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë.