Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që fshati Banjë i komunës së Malishevës sonte të del nga karantina, transmeton Infoline-News.
Ky fshat është karantinuar më 6 prill, pas paraqitjes së rasteve të reja me Covid-19.
Komunë e Malishevës, deri më sot ka numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 dhe po ashtu numrin më të lartë të të shëruarve, ndërsa nga ky vend është shënuar edhe një viktimë si pasojë e coronavirusit.