Punonjësit që janë në grevë nuk do të marrin paga, tha ministri i financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media.
Duke u thirrur në konventat ndërkombëtare dhe ligjet vendore në fuqi, Murati tha se pagat e tyre, po qe se vazhdohet greva, do të duhet të kompenzohen nga sindikatat.
Kjo, tha ai, është praktikë mbarëbotërore.
“Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”, tha Murati.
Murati tha se Ligji për Paga është proceduar nga qeveria kosovare, dhe në këtë ligj janë trajtuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e punonjësve të arsimit.
Përveç kësaj, ai tha se SBAShK-u në pesë vitet e fundit kanë marrë 3 milionë euro. “Ku janë këto mjete”, tha ai.
“Si qeveri e kemi proceduar ligjin pagave, dhe është në konsumime të ndryshme dhe do të del në konsultime publike”.