Skerdi para disa ditëve bëri të ditur se është duke punuar në disa projekte të reja muzikore, dhe tani ai ka dhënë një detaj shtesë për këtë.
Reperi orë më parë me një postim të bërë në rrjetin social Instagram, njoftoi se nga tre këngët e ardhshme, dy nga to do të jenë bashkëpunime.
Ai sipër fotos shkroi “Nuk vonoj shumë”, duke lënë të kuptohet se së shpejti mund t’i dëgjojmë këngët e reja të tij, por nuk zbuloi emrin e artistve me të cilët do të bashkëpunoj.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2020/06/Screenshot_6-18.jpg)