Organizatorët kanë bërë të ditur se për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë dhe të jenë prezentë për të mbështetur Gjestin në mënyrë aktive, do të mbulohen të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe biletave të hyrjes në studio.
Kjo iniciativë ka për qëllim t’i ofrojë mundësinë çdo fansi të jetë pranë Gjestit në momentet më vendimtare të spektaklit, sidomos tani që loja po hyn në fazat finale dhe çdo përkrahje është e vlefshme.
Ja dhe njoftimi i plotë nga administrata e profilit të Gjestit:
“Për të gjithë ata që e duan Gjestin dhe dëshirojnë ta mbështesin nga afër, ju ftojmë të bëheni pjesë e tribunës përkrahëse në spektaklin e rradhës të Big Brother VIP Albania.
Ne do të kujdesemi për gjithçka – bileta, transporti dhe çdo shpenzim tjetër do të mbulohet nga ana jonë. Ju vetëm vini dashurinë dhe energjinë tuaj pozitive!
Kush është i interesuar, lutemi të na shkruajë sa më parë në DM për t’u regjistruar dhe për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme.
GJESTI JU FALËNDËRON PËR ZEMRËN QË PO I JEPNI!”