Ani pse pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak janë mbyllur nga protestuesit serbë, si dhe në Jarinje vazhdon bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, situata cilësohet të jetë e qetë.
Kështu të paktën tha për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Serbët po protestojnë mëtanë kufijve të Kosovës, pra në territorin e Serbisë, dhe kërkojnë që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu, e KFOR-i ta marr në mbikëqyrje.
Pas bllokimit të pikave kufitare, ka reaguar dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos përshkallëzohet situate më tutje.