Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po bën që një numër në rritje i të rinjve në Kosovë të zgjedhin arsimin profesional, raporton sot Al Jazeera Balkans.
Mediumi ndërkombëtar i ka kushtuar vëmendje aftësimit të të rinjve kosovarë për punë profesionale.
Sipas Al Jazeera, automekanikët janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë.
“Pagat në këtë profesion janë më të larta se mesatarja”, raporton Al Jazeera, e cila ka vizituar shkollën profesionale të mesme të lartë “Shtjëfen Gjeçovi” në Prishtinë.
Ndryshe nga të rinjtë me diploma akademike, të cilët kanë vështirësi për të gjetur punë, ata me kualifikime profesionale kanë mundësinë të zgjedhin se ku duan të punojnë, raporton Al Jaazera, transmeton Insajderi.