Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Livia: Kam një pjesë të familjes nga Kosova, më pëlqen shumë

16. Juni 2025

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet

16. Juni 2025

Mësohet data e meçit të Drilon Ramës

16. Juni 2025

Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

16. Juni 2025

Trondit Xheneta, thotë se u kërcënua nga i dashuri i ish-banores së BBVK

16. Juni 2025

Aksident fatal në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

16. Juni 2025

Luiz Ejlli dhe Mimoza Shkodra publikojnë këngën “Maraklike”

16. Juni 2025

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

16. Juni 2025

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

15. Juni 2025

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Sindroma e zorrës së irrituar, si ta kurojmë
Shëndeti

Sindroma e zorrës së irrituar, si ta kurojmë

23. Dezember 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) ndodh kur muskujt në zorrën e trashë kontraktohen më shpejt ose më avash se normalisht. Kjo shkakton dhimbje, ngërçe, gazra, periudha të menjëhershme diarreje dhe kapsllëk. Pavarësisht se këto simptoma janë problematike, SZI nuk shkakton dëm të qëndrueshëm në zorrën tuaj. Rreth 5-10% e popullatës kanë SZI, e cila e ka pikun e vet mes moshës 20 dhe 39 vjeç. Por ajo mund të ndodhë në çdo moshë dhe shpesh shoqërohet me stres. Ajo prek dy herë më shumë gratë se burrat.

Shenjat dhe simptomat

Simptomat e SZI-së mund të përfshijnë:

  • Dhimbje si ngërç në zonën e poshtme të barkut
  • Gazra dhe fryrje të barkut
  • Diarre ose kapsllëk apo periudha me të dyja
  • Nevojë e menjëhershme për të jashtëqitje kur zgjodheni ose gjatë apo pas vakteve
  • Qetësim i dhimbjes pas jashtëqitjes
  • Ndjesi sikur nuk jeni zbrazur mjaftueshëm pas jashtëqitjes
  • Mukus në jashtëqitje

Kriter për vendosjen e diagnozës për SZI përfshijnë dhimbje të barkut ose parehati për të paktën 3 ditë në muaj për tre muaj. Mbi 50% e njerëzve me SZI kanë simptoma psikologjike si ankth apo depresion. Disa njerëz me SZI kanë nivele të ulëta të serotoninës në tru. SZI mund të ndikojë në mënyrën se si trupi përthith ushqyesit, kështu që disa njerëz mund të mos marrin gjithë ushqimet për të cilat kanë nevojë.

Çfarë e shkakton?

Kërkuesit nuk e dinë çfarë e shkakton SZI-në dhe zorrët e njerëzve me SZI duken normale kur ekzaminohen. Mund të shkatohet nga ndonjë çrregullim në lëvizjen e muskujve të zorrës ose tolerancë e ulët për zgjerimin dhe lëvizjen e zorrëve. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë abuzimet fizike apo seksuale, dietë të varfër në fibra, stresin emocional, përdorimin e laksativëve, periudhat e diarresë infektive ose inflamacione të tjera të përkohshme të zorrës. Dieta gjithashtu luan rol të madh në SZI. Disa mjekë besojnë se alergjitë ushqimore shkaktojnë disa raste të SZI-së, megjithëse studimet në këtë drejtim nuk janë shumë të qarta. Ushqimet me yndyrë, ëmbëlsuesit artificialë, kimikatet, mishi i kuq, prodhimet e qumështit, çokollata, alkooli dhe pijet e gazuara mund të nxisin apo rëndojnë situatën te disa persona. Gluteni i miellit gjithashtu mund të përbëjë problem për disa persona me SZI.

Çfarë të prisni nga mjeku

Doktori mund të prekë barkun tuaj për të kontrolluar për shenjat e dhimbjes. Teste të tjera mund të përfshijnë ekzaminimin e zorrës së trashë, ekzaminimin e legenit (për gratë), sigmoidoskopinë (kontrolli i zorrës së trashë nga anusi), analizën e feçeve, gjakut dhe urinës, ekon dhe grafi për të parë mbi gjendjet e ndryshme. Doktori gjithashtu mund të kërkojë të shohë nëse jeni intolerant ndaj laktozës, një enzimë që i duhet trupit për të tretur sheqernat e ndodhura në nënproduktet e qumështit. Nëse një person nuk e ka këtë enzimë, ata mund të kenë probleme në tretjen e nënprodukteve të qumështit dhe si rrjedhojë kanë simptoma të ngjashme me SZI-në. Heqja e qumështit dhe nënprodukteve të tij nga regjimi juaj ushqimor për disa javë mund të përcaktojë nëse jeni apo jo intolerant ndaj laktozës.

Trajtimi

Qëllimi i trajtimit është të lehtësojë simptomat. Për disa njerëz, ndryshimet në dieta mund të ulë simptomat. Shtimi i fibrave dhe shmangia e stimuluesve, si kafeina, mund të ndihmojë. Ulja e ankthit duke u ushtruar rregullisht dhe duke kërkuar këshillim mund të jetë jgithashtu një ndihmë. Terapitë plotësuese dhe alternative, përfshirë bimët, suplementet dhe ndryshimet e stilit të jetës jgithashtu ndihmojnë. Terapitë alternative dhe plotësuese SZI shpesh trajtohet me terapi alternative. Teknikat për uljen e stresit, si ndryshimet në regjimin ushqimor, hipnoza apo këshillimi.

Ushqimi dhe shtesat

Disa doktorë besojnë se alergjitë ushqimore nxisin SZI-në, sidomos tek disa njerëz. Ushqimet ndaj të cilat njerëzit janë më shpesh alergjikë janë nënproduktet e qumështit, gruri, misri, kikirikët, qitro, soja, vezët, peshku dhe domatet. Punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të rekomandojnë largimin nga regjimi ushqimor të ushqimeve që dyshohet se japin reaksion alergjik dhe më pas i shtojnë një nga një për të parë se cili ushqim nxit simptomat.

Ngrënia shëndetshëm, sidomos me një regjim që përfshin fruta, perime, mund të ndihmojë. Gazrat janë gjithashtu problem dhe ndoshta do të preferoni të shmangni bishtajoret, lakrat, brokolin, lulelakrën, lëngun e mollës, lëngun e rrushit, bananet, frutat e thata dhe rrushin e thatë. Ja disa pika ndihmëse:

  • Shmangni ushqimin e rafinuar, si bukën e bardhë, brumërat dhe sheqerin.
  • Hani më pak mish të kuq, peshq të ujërave të ftohta, sojë ose bishtajore për proteinat.
  • Përdorni vaj gatimi të shëndetshëm si vaj ulliri ose vaj vegjetal.
  • Ulni ose eliminoni acidet transyndyrorë që gjenden tek ushqime si: patatinat, petullat (donuts), ushqimet e përpunuara, ëmbëlsirat dhe margarina.
  • Merrni shtesa me fibra për të ulur dhimbjen, ngërçet dhe gazrat.
  • Shmangni kafeinën, alkoolin, çokollatat dhe duhanin.
  • Qëndroni larg nga zëvednësuesit e sheqerit, si sorbitoli dhe manitoli, që mund të nxisin simptomat te disa njerëz.
  • Pini 6-8 gota ujë të filtruar çdo ditë.
  • Ushtrohuni 30 minuta në ditë 5 ditë në javë
  • Përfshihuni rregullisht në aktivitete për çlirimin e stresit, si meditimi, tai çi (tai chi) apo joga.

SZI
Share. Facebook
Previous ArticleAgjërimi i kohëpaskohshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër
Next Article Boksierit serb s`i ndihmon kënga anti-Kosovë, mposhtet nga shqiptari

Related Posts

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

31. Mai 2025

Një shprehi për ta filluar mëngjesin mbarë

27. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Livia: Kam një pjesë të familjes nga Kosova, më pëlqen shumë

Read More

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet

Read More

Mësohet data e meçit të Drilon Ramës

Read More

Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.