Veprimi i Geljanit e zhgënjeu Sindin.
Në puntantën e sontme të “Përputhen” është transmetuar takimi i Sindit dhe Geljanin.
Takimi shkoi mirë, por në studio filluan “thumbat” e Sarës, e cila ndër të tjera kërkoi takim sqarues me konkurrentin.
LEXO EDHE: Sara befason të gjithë, deklarohet se në emision po rri vetëm për Geljanin
Pranimi i takimit katër minutësh nga Geljani e zhgënjeu Sindin, e cila tha se ai e preu në besë me këtë veprim.
Madje, ende pa u transmetuar pjesa e fundit e takimit, konkurrentja tha se nuk dëshiron ta komentojë fare atë pjesë.
Në anën tjetër, pavarësisht kritikave, Geljani e pa si normal zhvillimin e takimit me Sarën në kohën kur po transmetohej ai me Sindin.