Sindi flet për lidhjen e saj të re
Para pak javësh Sindi ka deklaruar se ka filluar një lidhje dashurie me një njohe jashtë programit. Ish-konkurrentja nuk ka zbuluar asgjë më shumë duke dashur që ta mbajë të fshehtë djaloshin që i ka marrë zemrën. Pikërisht për të është pyetur nga ndjekësit në një bisedë në Instagram.
‘’Pse s’tregon të dashurin kur ke qenë në një program dashurie dhe të kanë parë 1 milion shqiptar?’, ishte pyetja drejtuar Sindit, e cila iu përgjigj publikisht. ‘’Pikërisht sepse e di shumë mirë se si është nëse bëj çdo gjë publike tani. Më vonë mbase. Për momentin dua të shijoj çdo moment pa asnjë sy rreth e rrotull’’, ka shkruar Sindi.