Ai mbetet njëri nga këngëtarët më të dashur e më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun, i cili është pjesë e estradës për afro katër dekada.
I ftuar së fundmi në ‘Reload’, artisti ka folur për fillimet në muzikë dhe për atë se sa ka ndryshuar në ditët e sotme.
I njëjti mes tjerash thotë se të gjithë bëjnë muzikë për para dhe se është një formë mbijetese për ta.
“Ne të gjithë këndojmë për pare, rren o tjetër është mbijetesë dhe në muzikë nuk ka me të njohshëm, harroje. Njësia matëse është gjithmonë te publiku, tash pse është zhvilluar teknikisht diçka ti duhesh me u aftësu brenda teknologjisë me marrë me e bë teknologjinë për vete, jo me të marrë ty teknologjia”, u shpreh ai.
Krijuesi i hitit “Sa shumë vite” shtoi: “Sport edhe muzikë nuk ka me të njohshëm. Kohëzgjatja është në dorën tonë. Momenti që unë e humbi dëshirën për punë, është dashuria për punën”.
Përkundër punës së madhe e viteve, ai thotë se nuk lodhet nga muzika pasi e do dhe e bën me shumë pasion.