Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt.
Kjo është dieta me vezë të ziera.
Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë.
Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë.
Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë.
Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtetë se sa kilogramë do të humbni.
Java e parë
E hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi;
Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
E marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra;
Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.
E mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
E enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.
E premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull, Darka, peshk skare dhe sallatë.
E shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.
E diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull; Darka, perime të gatuara në avull.
Java e dytë
E hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fileto pule dhe sallatë, Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.
E martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull; Darka, peshk dhe pak sallatë.
E mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, njësoj si e hëna; Darka, njësoj si e hëna.
E enjte: njësoj si ditët e tjera; Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë; Darka, fileto pule dhe sallatë.
E premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, sallatë me peshk ton; Darka, dy vezë dhe sallatë.
E shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe sallatë; Darka, fruta.
E diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull; Darka, njësoj si dreka.
Gjithsesi para se të filloni këtë është mirë të konsultoheni fillimisht me mjekun./AgroWeb