Çiftet mund të kenë probleme të ndryshme nga ngarkesa e përgjegjësisë si në punë ashtu edhe në shtëpi, por krejt problemet kanë zgjidhje, shkruan revista Forbes.
Rëndësia e të mbështeturit njëri-tjetrin është e madhe si te gratë njësoj edhe te burrat.
“Është sikur të mbani një çadër bashkë përderisa bie shumë shi, ju mbroni njëri-tjetrin që të mos lageni”, ka shkruar kontribuuesi i çështjeve psikologjike Mark Travers.
Sipas një studimi psikologjik fjala “burnout” (stërlodhje) i referohet ndjenjave që vijnë nga gjendja mendore e fizike kur një person mbingarkohet me përgjegjësi të shumta në shumë fusha. Si pasojë e kësaj mbingarkese një person mund të fillojë të mos e ketë dëshirën të angazhohet nëpër aktivitete të ndryshme sepse ndjehet sikur nuk po arrin asgjë. Kjo vjen si rezultat i angazhimeve të tepruara që kërkojnë përgjegjësi si ato të çështjeve familjare e edhe ato të punës.
Pra, të bërit shumë punë përnjëherë diçka që ekspertët e quajnë “multitasking” po konsiderohet se është e dëmshme të jetë përgjegjësi e vetëm një personi.
Ani pse “stërlodhja” konsiderohet se vjen nga puna, ky fakt sipas ekspertëve nuk qëndron. Kjo sepse pasi mbarohet puna, vjen përgjegjësia tjetër që janë çështjet e shtëpisë. Këtu bëjnë pjesë, partneri, fëmijët, faturat, pronat, e shumë e shumë çështje familjare.
Këtyre çështjeve të shtëpisë i kontribuon në masë të madhe koha e kaluar në punë, sepse shumë çifte ankohen se po shkëputen nga partnerët e pastaj nuk po mund ta zënë hapin në asnjë angazhim apo bisede dhe po mbesin në gjysmë shumë “muhabete”.
Sipas studimit mbingarkesa nuk është dhe nuk duhet të jetë çështje e vetëm një personi. Pra këtu duhet bashkëpunimi në çift dhe ndarja e punëve. Nëse dikush nuk i bën disa punë brenda në shtëpi, duhet t’i bëjë tjetri, pavarësisht gjinisë. Pra angazhimi duhet të jetë i përbashkët për çdo ditë rreth çdo gjëje.
Sipas studimit të psikologëve një çift duhet të mbajnë çadrën bashkë, në mënyrë që të mos laget asnjëri.