Ishte paraparë të jetë projekti i parë i saj në një kapitull të ri të karrierës.
‘Si ai’ i Taynës i solli këngëtares shumë telashe.
Kënga u fshi nga të gjitha platformat, deri u gjet një pajtueshmëri me menaxhmentin paraprak për të vazhduar tutje pa bllokada.
E fakti që kënga nuk ishte në rrjete për javë të tëra nuk e ka penguar aspak.
Ajo është bërë virale në nivel kontinenti, duke kaluar kufijtë shqiptarë.
‘Si ai’ është duke u dëgjuar e postuar nga e gjithë bota, veçanërisht në rrjetin social TikTok.
Kjo i ka dhënë shtytje projektit edhe në të tjera platforma me shumë rëndësi si Spotify.
Në Zvicër kënga është e listuar e treta kurse në Greqi, besoni ose jo, e para.
Ky duket të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të këtij projekti që me shumë gjasë, në pak javë, do mund ta themi me plot gojën që është hit ndërkombëtar.