Këngëtari Butrint Imeri ditë më parë ka lansuar projektin e tij solisitik, ‘Moj Dashni’.
E, më këtë këngë, këngëtari tregoi se nuk ka nevojë për duete, si shumë kolegë të tij, që të mbizotërojë në skenën muzikore shqipe.
Këtë gjë e dëshmoi edhe më shumë suksesi i këngës.
Për pak ditë, ‘Moj dashni’ e Butrint Imerit kaloi shifrën e 10 milionë klikimeve vetëm në kanalin Youtube, pa llogaritur dëgjueshmërinë në platformat tjera muzikore.
Butrinti, që këtë vit ka qenë aktiv edhe me mbrëmjet muzikore, padyshim që edhe sivjet llogaritet ylli i industrisë muzikore, shumë i vështirë i rrëzuar nga froni.
Vera dhe viti do vazhdojë më projektet e reja të këngëtarit…