Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë
Diaspora vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Në 12 vjetët e fundit (2008-2020), dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Vlen të theksohet se vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë CO\VID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.
Reklamë Albinfo.ch, ju sjell shumat e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë referuar BQK-së: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro. Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania dhe Zvicra janë të parat shtete që prijnë me dërgesat e tyre në Kosovë.