Kosova u ballafaqua me pushtuesin serb në vitet e 90-ta (1991-1999), ku shqiptarët u përjashtuan nga puna, nga Universiteti i Prishtinës, iu uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive.
Sporti mbijetoi ashtu si mundi! Sportistët organizuan aktivitetet e tyre në kuadër të Republikës së Kosovës, duke i zhvilluar garat në fusha të improvizuara. Shukri Sylejmani – i takon Gjeneratës së Republikës!
Ai ka qenë në mesin e shumë donatorëve që ka dhënë mjete financiare (marka) për mbajtjen gjallë të sportit të Kosovës.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Ai me qindra donatorë asnjëherë nuk u ndalën, dhanë aq sa kishin mundësi dhe përmes tyre u paguan edhe futbollistët dhe sportistët e asaj kohe.