Gjatë muajve të kaluar pati aludime të shumta në media dhe rrjete sociale rreth fatit të reperit shqiptar, Sin Boy.
Mediat greke lanë të nënkuptohet se ai kishte vdekur.
Ndërsa në disa fotografi në rrjete sociale shkruhej ai ka vdekur dhe se ‘do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij’. Por, tashmë kësaj dileme i ka ardhur fundi.
Burime të sigurta të Gazetës Insajderi kanë parë sot reperin Sin Boy dhe këngëtaren Rina Balaj në Ulqin. Saktësisht tek Plazha e Madhe në një restaurant.