Brexit ndodhet në tehun e thikës, Vërtet disa deputetë të opozitës sinjalizuan, se do ta mbështesin marrëveshjen e re për Brexit, por parlamenti votoi shtyrjen e votimit të parashikuar për të shtunën.
Dhoma e Ulët vendosi të shtunën shtyrjen e votimit të marrëveshjes që kryeministri, Boris Johnson arriti të enjten në samitin e BE. 322 deputetë dhanë votën për kërkesën e deputetit, Oliver Letwin, që detyron kryeministrin të kërkojë një shtyrje të re deri më 31 janar. 306 votuan kundër. Parlamenti do të votojë për marrëveshjen, vetëm kur të jetë miratuar e gjithë paketa ligjore e paraparë për daljen nga BE. Boris Johnson kundërshton vonesat në Brexit dhe tha se nuk do të kërkojë shtyrjen e tij.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)