Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinjë duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin nga Podujeva i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.
Reperi i njohur, Getinjo ka reaguar ashpër në rrjetin social Instagram pas ngjarjes tragjike në Podujevë ku një 18 vjeçar u godit për vdekje nga dy persona.
Përmes një shkrimi ai tha se duhet të ekzistojë dënimi në mënyrë që të mbushemi mend.
Ai shkroi se gjërat nuk mund të rregullohen vetëm me shkrime dhe komente.
Postimi i plotë:
“Edhe sa vjet o jarana eh shoqe kan me na shku tu postu neper facebook saher te ndodh najsen e tmerrshme? Amo jena bo bajat bre tu filozofu neper facebook,athu a pe bojm per vemendje a qysh? Nuk zgjidhen senet me shkrime edhe komente oj shoqni.Duhet denimi me egzistu! Neve duhet me naj kall kryt denim nese don me na mush mend.Jam lodh me ksi raste bre kaja nanen,jena lodh si popull tu vajtu neper rrjete sociale!!! Njerezit po vdesin,po vjedhen.po torturohen,po dhunohen nonstop ashiqare! SHTETI ose KANUNI ?Per momentin veq KANUNI! Naten e mire Ngushllime familjes Fejzullahu,zoti ju forcofte”.