Edhe një komunë tjetër e Kosovës, ka filluar me masat parandaluese, në situatën kur i gjithë rajoni po përballet me raste të reja të coronavirusit, virus ky që ka shkaktuar vdekjen e qindra personave, në gjithë botën.
Komuna e Obliqit, sapo ka vendosur të bëj mbylljen e përkohshme të “Shtëpisë së Pleqve”.
Tutje bëhet e ditur se kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi do të vazhdoj të shqyrtoj marrjen e masave të tjera parandaluese, duke përfshirë dezinfektimin,dezinsektimin dhe deratizimin (DDD) të insititucioneve arsimore,shëndetësore dhe komunale.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim – “Shtëpia e Pleqve“ e Komunës së Obiliqit do të mbyllet përkohësisht si masë parandaluese për CO-VID 19 Komuna e Obiliqit ka ndërmarrur masat e para parandaluese për Koronavirus (CO-VID 19) me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrezikut te mundshëm, nga sot eshte mbyllur përkohësisht “Shtëpia e Pleqve“ në Komunën e Obiliqit si rezultat i rrezikshmerisë me të lartë që virusi të atakohet tek të moshuarit. Në të njejtën kohë, Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do shqyrtojmë edhe masat e tjera parandaluese, duke përfshirë dezinfektimin,dezinsektimin dhe deratizimin (DDD) të insititucioneve