Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arr’estuar shtatë shqiptarë dhe të huaj të cilët vepronin si një grup kri’iminal që kishte si qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.
Në kuadër të operacionit “Parts 28”, policia ushtroi kontroll gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf ku dhe u arrestuan këta të rinj që kryenin aktivitet kriminal.
Sipas A2-shit, atyre iu sekuestrua kokainë, MDMA, ekstazi, LSD, kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.