Aktivistja më e re Greta Thunberg ka ngre zërin ndaj ndryshimeve klimatike, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u është drejtuar liderëve botërorë, duke u thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota.
Fjalim ajo e ka vazhduar me kritika ndaj liderëve të botës, duke u thënë se me fjalë boshe i kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohen vetëm për rritje ekonomike dhe për para.
“Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet në mënyrë masive”, ka vazhduar fjalimin e emocionuar Thunberg, shkruan BBC.
Në këtë Samit të Ndryshimeve Klimatike që po mbahet në Kombet e Bashkuara, është duke marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.