Shqiptarët e suksesshëm që po ‘pushtojnë’ botën
Përveç artit, muzikës, sportit dhe disa profesioneve të tjera, menaxhimi është njëra ndër fushat me të cilat shqiptarët po arrijnë më shumë sukses në botë.
Në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe Shqipërisë në botë, pikërisht janë emrat e të rinjëve të cilët kanë shkelur në tregun ndërkombëtar dhe të cilët po kontribuojnë më së miri në këtë drejtim.
Është bërë e ditur se Olsa Vila, shqiptarja në Lion të Francës, është manaxhere projektesh shumë e suksesshme transmeton albinfo.ch. Ajo në një intervistë ka ndarë disa momente nga jeta e saj personale dhe profesionale jashtë vendit.
Duhet theksuar se familja dhe fëmija i saj flet shqip, kjo falë përkushtimit të dy prindërve dhe kultivimin e gjuhes shqipe atje. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, sado të suksesshëm të jenë në profesionet e tyre. “Shqipja është e juaja, është identitet. Ajo ju përket juve, ju na perkisni krenarisht neve!” u shpreh Vila.
Thuhet se Olsa është vajzë e përgatitur si në aspektin profesional, ashtu edhe në formimin itelektual në zhvillimin e menaxhimit. /Albinfo