Shteti i ri dhe i vogël i Kosovës është shfaqur me një fuqi të jashtëzakonshme të xhudos nëpër botë.
Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos për juniorë (U21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.
Xhudistja e Kosovës mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kg. Në përgjithësi, Laura shënoi katër fitore.
Të enjten medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) sot u ndalë në luftën e parë. Ndërsa Shpat Zekajt (-100 kg) garon nesër.